Gjatë muajve të fundit të vitit pritet që në Rusi të filloj shpërndarja dhe përdorimi i vaksinës kundër Covid-19.

Drejtori i përgjithshëm i Institutit kërkimor shtetëror Vektor, Rinat Maksyutov, tha sot se ky institucion planifikon që të nisë prodhimin e vaksinës në muajin nëntor.

“Ne presim që të nisim prodhimin në nëntor të këtij viti”, tha ai, raporton Tass.

“Pra, kah fundi i këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm ne mund të flasim për dhënien e vaksinës, të paktën për njerëzit që konsiderohen grupe të rrezikuara dhe më pas të kalojmë në vaksinim masiv”.

Megjithatë, zyrtarët shtetërorë rus kishin paralajmëruar vazhdimisht se vaksina do të jetë e gatshme më herët gjatë vitit.

Zyrtarët rusë vazhdimisht kanë shtyrë përpara një angazhim tejet dinamik për gjetjen e vaksinës kundër patogjeni që ka infektuar të paktën 849,000 persona dhe ka lënë të vdekur më shumë se 14,000 pacientë në Rusi.

Rusia aktualisht ka dy vaksina që po teston ndaj sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi: njëra e Institutit Vektor dhe një tjetër e zhvilluar nga Instituti Gamaleya me bazë në Moskë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Megjithatë, për publikun janë bërë të ditura shumë pak detaje rreth këtyre vaksinave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *