Bashkimi Evropian ka arritur deri tani të vaksinoj 55.5 për qind të popullatës së paku me dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.
Të dhënat e Our World in Data kanë treguar se BE-ja ka tejkaluar Shtetet e Bashkuara si kontinent në vaksinim.
“BE-ja gjatë kësaj jave ka tejkaluar SHBA-në si kontinent që ka administruar më së shumti doza të para (të vaksinës)”, tha komisioneri Thierry Breton, transmeton REL.
Pavarësisht numrit të lartë të të vaksinuarve në BE dhe SHBA, janë rritur shqetësimet për një valë të re të virusit, për shkak të variantit Delta, i cili është më ngjitës.
Ekspertët shëndetësorë kanë thënë se rreziku kryesor është te personat e pavaksinuar.