Procesi i vaksinimit kundër Covid-19 nuk pritet të ndodh në Kosovë para muajve të pranverës, ka thënë Zyrtarja për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, përfaqësia në Kosovë, Isme Humolli.

“Ne po shpresojmë si OBSH që të jetë gjysma e marsit, eventualisht fillimi i prillit. Gjasat për me fillu më herët nuk ka duke pasur parasysh sasinë e vogël e vaksinave që janë në prodhim dhe kërkesave shumë të mëdha që janë në mbarë botën,” tha Humolli për DW.

Gjatë javës së kaluar, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj nënshkroi aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 nëpërmjet Aleancës Botërore të vaksinimit.

Bashkimi Evropian premtoi se do ketë prioritet të ndihmoj vendet e Ballkanit Perëndimor duke ofruar vaksina për grupet më të ndjeshme.

“Ne kujdesemi edhe për fqinjët tanë. Bashkimi Evropian do të koordinoj donacionet e vaksinës nga shtetet anëtare, posaçërisht për mbrojtjen e punëtorëve shëndetësorë në Ballkanin Perëndimor dhe fqinjët,” ka thënë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *