Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave, por kjo nuk mjafton, ka thënë Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ai tha se duhet bindur vendet anëtarë të Bashkimit Evropian.
“Vlerësimi ynë mbetet se i keni përmbushur të gjitha kushtet, por nuk mjafton vetëm vlerësimi ynë, duhet t’i bindim shtetet anëtare”, tha Varhelyi gjatë adresimit të tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Pengesa e vetme për liberalizim vizash qëndron te vendet anëtare të BE-së të cilat me shumicë të kualifikuar duhet të vendosin në Këshill.