Disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian janë ende jo të bindura nëse Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat, përkundër asaj se të gjitha kushtet janë plotësuar.

Kështu ka thënë Komisioneri evropian për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhelyi, gjatë konferencës online të “Forumit Ekonomik të Tiranës”.

“Në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, Komisioni vlerëson se të gjitha kushtet janë përmbushur. Sidoqoftë, jo të gjitha shtetet anëtare janë bindur ende. Prandaj, ne inkurajojmë autoritetet e Kosovës t`i drejtohen vendeve anëtare të BE-së për të adresuar shqetësimet e mbetura”, ka thënë Varhelyi, transmeton Gazeta Express.

Zyrtari evropian ka theksuar se pret që formimi i qeverisë së re kosovare të sjell stabilitet politik dhe të shpejtohet në procesin e reformës në sundimin e ligjit dhe zhvillimin socio-ekonomik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *