Aktori dhe komediani i njohur Leslie Jordan ka vdekur të hënën në moshën 67 vjeçare.  

Sipas webfaqes TMZ, aktori ishte duke vozitur veturën në Hollywood dhe dyshohet që ka pësuar ndonjë problem emergjent shëndetësor që e ka detyruar të përplas veturën në një ndërtesë.

Leslie Jordan do të mbahet në mend për rolet e tij në serialet “Will and Grace”, “Call Me Cat”, “American Horror Story” dhe “The Cool Kids”.

Gjatë periudhës së pandemisë, Jordan u bë një senzacion në rrjetet sociale duke postuar video të cilat i sollën miliona ndjekës në Instagram.

Në rolet e tij në filma, Leslie do të mbahet në mend për paraqitjet në “Ski Patrol”, “The Help” dhe në realizimet televizive si “Boston Public” dhe “Ugly Betty”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *