Ka vdekur Alex Pullin, dy herë kampion i botës në snowboard.

Pullin, 32 vjeçar, është gjetur pa shenja jete në plazhin Gold Coast në Queensland të Australisë.

Siç raportojnë mediat e huaja, australiani kishte qenë duke zënë peshqi nën ujë (spearfishing), derisa nuk ka qenë i pajisur me maskë oksigjeni.

Një peshkatar e kishte gjetur Pullinin të pavetdijshëm nën ujë, derisa rreth orës lokale 10:30 ekipet mjekësore e kishin sjell trupin në breg.

Një zyrtar i policisë i ka thënë kanalit Channel 9 News se besohet që Pullin ka qenë i vetëm kur është zhytur nën ujë.

Në ta kaluarën, Pullin kishte shpërndarë foto në rrjetet sociale duke gjuajtur peshqi nën ujë, duke notuar dhe duke bërë surf.

Alex Pullin fitoi titullin e botës në snowboard në vitet 2011 dhe 2013. Në vitet 2010, 2014 dhe 2018 ai kishte përfaqësuar në Olimpiadë shtetin e Australisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *