Shkrimtarja dhe eseistja e mirënjohur amerikane Joan Didion ka vdekur në moshën 87 vjeçe.
Ajo do të mbahet në mend për stilin e saj të veçantë në shkrimet rreth qështjeve shoqërore dhe komentimet personale, veqanërisht përmes dy librave “The White Album” dhe “The Year of Magical Thinking”.
Botuesi i shkrimtares, Penguin Random House, njoftoi se autorja ka vdekur gjatë ditës së enjte. Ajo vdiq pas komplikimeve të shkaktuara nga sëmundja e Parkinsonit.
Didion u ngrit në famë si “Gazetarët e Ri” gjatë viteve 1960-ta bashkë me të tjerë si Nora Ephron, Gay Talese dhe Tom Wolfe.
Në vitin 2021, Didion fitoi National Humanities Medal duke u nderuar për përkushtimin “e jetës së saj për të vërejtur gjërat që të tjerët mundohen të mos i shohin”.