Në moshën 50 vjeçare ka vdekur bateristi i bendit Foo Fighters, Taylor Hawkins.

Njoftimi u shpërnda përmes mediave sociale nga bendi amerikan, derisa shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura.

“Familja Foo Fighters është e shkatërruar nga vdekja tragjike dhe humbja e parakohshme e Taylor Hawkins,” thuhet në njoftim.

I lindur në Dallas të Teksasit, më 17 shkurt të vitit 1972, Hawkins kishte luajtur në një bend eksperimental të quajtur Sylvia para se të bëhej basist i dy turneve të këngëtares Alanis Morissette.

Zyrtarisht ai iu bashkua bendit Foo Fighters në vitin 1997 duke zëvendësuar bateristin origjinal në bendit William Goldsmith.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *