Ka ndërruar jetë këngëtari i mirënjohur i muzikës soul, Bill Withers, i njohur për hitet ‘Ain’t No Sunshine’ dhe ‘Lean On Me’.
Ai ndërroi jetë të hënën në Los Angeles, në moshën 81 vjeçare, ka bërë të ditur familja e tij.
Withers ka shkruar disa prej këngëve më të paharrueshme nga vitet e 1970-ta, përfshirë ‘Lovely Day’, ‘Use Me’ dhe ‘Just The Two Of Us’.
Ai mbeti një prej ndikimeve më të mëdha për muzikën R&B dhe hip-hop, edhe pse kishte ndali krijimtarinë në vitin 1985.