Ka vdekur në moshën 91 vjeçare kompozitori i mirënjohur italian, Ennio Morricone.

Morricone ka kompozuar muzikën për rreth 500 filma, përfshirë atë të vitit 1966 të Sergio Leones “The Good, the Bad and the Ugly” dhe filmin e Quentin Tarantinos “The Hateful Eight”.

Regjisori vdiq të hënën në Romë, në spital, ku po trajtohej pas një lëndimi nga rrëzimi.

Pas shpërndarjes së lajmit për vdekjen e Morricones, kanë pasuar reagimet ngushëlluese dhe përkujtimore.

Ndër to, kryeministri italian Guiseppe Conte ka shkruar: “Do ta kujtojmë përgjithmonë dhe me mirënjohje të pafund gjeninë artistike të maestros Ennio Morricone”.

Ennio Morricone më së shumti njihet për kompozimin e muzikës së filmave të njohur si “spaghetti westerns”.

https://www.youtube.com/watch?v=59QPhYKjO7w

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *