Ka vdekur nga kanceri në moshën 73 vjeçare muzcienti gjerman Florian Schneider-Esleben.

Ai do të mbetet i njohur për muzikën elektronike me grupin Kraftwerk, të cilin e themeloi bashkë me Ralf Hutter në vitin 1970.

Një nga bashkëpuntorët e tij muzikorë i ka thënë gazetës Guardian se Schneider ka vdekur një javë më parë dhe varrimi i tij ka qenë privat.

Përgjatë viteve të karierës së tyre, Kraftwerk eksperimentuan me instrumentet dhe muzikën duke lënë gjurmë dhe ndikime në zhanre të shumta, si tekno, electro, industiral dhe hip hop.

Në vitin 2008, Schneider i dha fund angazhimit të tij në grup.

Ndër këngët më të njohura nga Kraftwerk janë, The Robots, The Model, Radioactivity dhe Autobahn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *