Ka vdekur në moshën 83 vjeçare një nga zërat më të mirënjohur të muzikës së vjetër qytetare shqiptare, këngëtari Ismet Peja.

I lindur më 27 Prill të vitit 1937 në Gjakovë, Peja do të mbahet mend për shumë këngë të cilat i këndoi gjatë karrierës së tij, përfshirë ‘Robi Plaket Kur Don Vetë’, ‘Kënga e Pleqërisë’ dhe ‘Zambaku i Prizrenit’.

Përmes faqes së tij në Facebook, djali i këngëtarit, Visar Peja, ka njoftuar për vdekjen e babit. Në një nga postimet e fundit, ai shkruan: “JARAN nuk dijta ndryshe as nuk mujta ndryshe me lajmru largimin tend nga kjo jete…pusho i qete se per ne ke ngel i perjetshem…tfala i bon Mames Jaran”.

Ismet Peja sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *