Ka vdekur në moshën 84 vjeçare ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.

Shumëherë e cilësuar si “kampione e demokracisë”, Albright do të kujtohet për rolin e saj në përpjekje për të ndaluar spastrimin etnik në Kosovë gjatë fundit të shekullit të kaluar.

Një veterane me karrierë të gjatë në politikën e jashtme të SHBA-ve, Albright ishte diplomatja kryesore gjatë administratës së Bill Clinton.

Albright ishte Sekretare e Shtetit në kohën e sulmeve të NATO-s mbi caqet serbe, që më pas mundësuan përfundimin e luftës në Kosovë.

Sipas njoftimit në rrjetet sociale, Albright vdiq nga kanceri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *