Është gjetur i vdekur aktori dhe komediani i mirënjohur amerikan Bob Saget.

Familja e aktorit njoftoi se 65 vjeçari është gjetur i vdekur në dhomën e tij në Ritz-Carlton Hotel në Orlando gjatë ditës së dielë.

Detajet në lidhje me vdekjen e Saget ende mbeten të paqarta, transmeton BBC.

Aktori, një veteran i stand-up komedisë, sapo kishte filluar një turne nëpër Shtetet e Bashkuara, ku performancën e fundit e kishte bërë të shtunën në Jacksonville të Flordias.

Në vitet e fundit Saget u bë i dashur për gjeneratat e reja si narrator i hit serialit How I Met Your Mother.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *