Ka vdekur në moshën 92 vjeçare, komediani Jerry Stiller.

Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar djali i tij, aktori Ben Stiller, përmes një postimi në Twitter:

“Jam i pikëlluar të them se babai im, Jerry Stiller, ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Ai ishte baba dhe gjysh i mrekullueshëm, dhe bashkëshort i përkushtuar ndaj Anne për 62 vite. Do të na mungoj shumë. Të duam baba.”

Jerry Stiller do të mbahet mend për shumë role, në veqanti për paraqitjet në serialin ‘Seinfeld’.

Kariera e tij e gjatë prej komdiani e lëvizi atë nga paraqitjet në Broadway e deri te serialet televizive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *