Ka vdekur në moshën 60 vjeçare legjenda e futbollit botëror, argjentinasi Diego Maradona.

Më herët gjatë muajit është raportuar se ylli argjentinas kishte kaluar me sukses një operim, derisa me pas u raportua se do të trajtohej për problemet me varësine nga alkoholi.

Në një postim në Twitter, gazetari i mirënjohur anglez Gary Lineker ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Maradonas duke shkruar se “raportohet nga Argjentina se Diego Armando Maradona ka vdekur”.

Një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, për shumë kë më i miri, Maradona ishte kapiten i skuadrës së Argjentinës që në vitin 1986 fitoi Kupën e Botës.

Gjatë karierës së tij, Maradona luajti për Barcelonën dhe Napolin, duke lënë gjurmë të paharruara tek skuadra italiane.

Gjatë periudhës së dytë të karrierës së tij, Maradona kishte probleme nga përdorimi i drogave dhe alkoholit. Ai u pensionua nga futbolli profesional më 1997, në ditëlindjen e tij të 37-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *