Ka vdekur në moshën 87 vjeçare Larry King, një nga personalitetet më të njohura të televizionit amerikan.
King ishte drejtues i emisionit Larry King Live në CNN të cilin e realizoi për 25 vite.
Karriera e tij në televizion është shtrirë përgjatë gjashtë dekada duke realizuar rreth 50,000 intervista me fytyra politike dhe të njohura nga fusha të ndryshme.
Ai ishte prekur me Covid-19 dhe po merrte trajtimin në spital, derisa ndërroi jetë në Los Angeles.