Ka vdekur në moshën 96 vjeçare Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, Eizabeta II.

Djali i saj, Mbreti Charles III, ka njoftuar se nëna e tij ka vdekur qetësisht në Balmoral. Ai tha se vdekja e Mbretëreshës është një “moment i dhimbjes së madhe” për te dhe familjen e tij dhe humbja e saj do të “ndjehet thellë” në gjithë botën.

Mbretëresha Elizabeta II ka qenë monarkja që qëndroi më së gjati në detyrë, gjithsej 70 vite. Ajo erdhi në fron në vitin 1952.

Gjatë mandatit, Mbretëresha Elizabeth II ishte dëshmitare e kalimit të Perandorisë britanike në Komonuelth, e fundit të Luftës së Ftohtë dhe e hyrjes dhe pastaj daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.

Mbretërimi i saj pa 15 kryeministra, duke filluar nga Winston Churchill, i lindur më 1874, deri te Liz Truss, e lindur 101 vjet më vonë – më 1975, e cila mori mandatin në fillim të kësaj jave.

Pas vdekjes së saj, fronin e merr djali i saj i madh, Charles, ish-Princ i Uellsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *