Ka vdekur në moshën 54 vjeçare aktori Matthew Perry, i njohur për rolin e tij si Chandler Bing në komedinë televizive Friends.

Mediat amerikane njoftuan se aktori u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles.

LA Times dhe TMZ, që ishin të parat që raportuan për vdekjen e aktorit, njoftuan se aktori është gjetur pa shenja jete në vaskë të nxehtë në shtëpinë e tij.

Perry ka lindur në Massachusetts në vitin 1969, derisa është rritur në Kanadë. Si adoleshent ishte zhvendosur në Los Angeles.

Kishte luajtur në Boys Will Be Boys dhe në shoun televiziv Growing Pains. Mirëpo, ai u bë i famshëm ndërkombëtarisht përmes serialit Friends që filloi transmetimin gjatë viteve 1990-ta.

Perry e kishte pranuar se është përballur me probleme të varësisë nga qetësuesit dhe alkooli, dhe se kishte qenë në klinika rehabilituese disa herë.

Në vitin 2016, ai i tha BBC Radio 2 se nuk mund të mbaj në mend tri vite të xhirimeve të serialit Friends për shkak të konsumimit të vazhdueshëm të alkoolit dhe drogave gjatë realizimit të episodeve.  

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *