Aktori amerikan Ray Liotta ka vdekur në gjumë në moshën 67 vjeçare.

Në kohën e vdekjes, ylli i kinemasë amerikane ishte në Republikën Domenikane për xhirime të filmit Dangerous Waters.  

Liotta do të mbahet në mend më së shumti për rolin e gangsterit Henry Mill në filmin “Goodfellas” me regji të Martin Scorseses.

Megjithatë, suksesi i tij i parë i madh ndodhi në vitin 1986 në rolin e Ray Sinclair në komedinë “Something Wild”. Për këtë, ai fitoi nominim për Golden Globe.

Liotta kishte refuzuar të jetë pjesë e serisë së famshme “Sopranos”, derisa në vitin 2016 e pranoi se ishte penduar që kishte refuzuar të jetë pjesë e audicioneve për filmin “Batman” nga Tim Burton.

Aktori i ndjerë ka lënë pas vajzën e tij Karsen të cilën e solli në jetë me ish-gruan Michelle Grace. Ai la pas edhe të fejuarën e tij Jacy Nittolo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *