Një nga yjet më të mëdhenj të kinematografisë franceze, Jean-Paul Belmondo, ka vdekur në moshën 88-vjeçare.
Aktori Belmondo fitoi famë fillimisht në vitet 1950 me filma, siç ishte ai “Breathless” i regjisorit Jean-Luc Godard.
Revista Time në vitin 1964 e shpalli Belmondon fytyrën e Francës moderne.
Aktori francez ka luajtur në më shumë se 80 filma.