Ka vdekur në moshën 99 vjeçe Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II.
“Me pikëllim të thellë, madhëria e saj, mbretëresha, ka njoftuar për vdekjen e burrit të saj të dashur, lartmadhërisë së tij, princit Philip, dukës së Edinburgut”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Pallati Buckingham.
Duka i Edinburgut, që është bashkëshorti që më së shumti jetoi si pjesë e familjes mbretërore, ishte i sëmurë dhe gjatë muajit mars ishte kthyer nga spitali në Kështjellën Windsor.
Princi Philip ishte martuar me Princeshën Elizabeth në vitin 1947, pesë vite para se ajo të bëhej mbretëreshë.