Gjatë ditës së sotme është shënuar një vdekje nga koronavirusi në Klinikën Infektive.

Viktima është femër, nga Komuna e Istogut, e lindur në vitin 1981.

“Në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka përfunduar me vdekje pacientja S.K. (1981) nga Komuna e Istogut, e transferuar në këtë klinikë me datë 12 prill, nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe njëherësh e diagnostikuar me Covid 19″, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kështu, numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë arrin në 8, derisa të infektuar janë 362 dhe të shëruar 59.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *