Një 82-vjeçar nga Dumnica e Podujevës është viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë.
Siç transmeton Koha.net, bëhet fjalë për babanë e një personi që po ashtu ishte i infektuar me koronavirus. Ky person kishte ardhur nga Italia javë më parë.
Familjarë të viktimës kishin thënë se ai vuante edhe nga sëmundje kronike.