Klinika Infektive ka njoftuar se sot, 17 prill, ka ndërruar jetë pacienti S.M. nga Komuna e Ferizajt.
“Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.” thuhet në njoftim.
Ky është pacienti i 12-të që vdes nga koronavirusi në Kosovë.