Ka vdekur të enjten producentja e njohur kosovare Vjosa Berisha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, burri i saj regjisori Fatos Berisha e ka njoftuar opinionin se producentja ka ndërruar jetë në University College Hospital në Londër.

Producentja Berisha ka vuajtur nga sëmundja e kancerit.

Ajo do të mbahet mend për kontributin dhënë në fushën e artit, veçanërisht për organizimin e festivalit të filmit PriFest.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *