Rep këngëtari amerikan DMX ka vdekur në moshën 50 vjeçare.

Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Earl Simmons, vdiq gjatë trajtimit në spital pasi ditë më parë kishte pësuar sulm në zemër.

DMX ishte një nga figurat kryesore të muzikës rep gjatë fillimit të viteve 2000-ta. Ai do të mbahet mend për shumë këngë, përfshi bashkëpunime me këngëtarët Jay-Z, Ja Rule dhe LL Cool J.

I lindur në New York më 1970, reperi e kishte pranuar publikisht se vuante nga abuzimi me substanca për shumë vite dhe kishte kaluar disa kohë në rehabilitim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *