Në moshën 71-vjeçare, sot ka ndërruar jetë studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur, Moikom Zeqo.

Zeqo ka qenë drejtor i Muzeut Kombëtar të Shqipërisë për periudhën 1997-2005 dhe mban Urdhrin e Lartë ‘Mjeshtër i Madh’.

Prej disa vitesh ai ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë, transmeton Top Channel.

Moikom Zeqo lindi më 3 qershor 1949 në qytetin e Durrësit. Familja e tij është me origjinë nga Libohova.

Ai është autor i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numëri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *