Në moshën 70 vjeçare ka vdekur shkrimtari i mirënjohur spanjoll Javier Marias.

Marias, i cila kishte vuajtur nga pneumonia muajin e kaluar, botoi 16 romane duke përfshirë “Fytyra jote nesër” një trilogji e botuar midis 2002 dhe 2007.

Librat e tij u përkthyen në 46 gjuhë dhe u shitën në pothuajse 9 milionë kopje në 56 vende.

“Një ditë e trishtuar për letrat spanjolle”, shkroi në Twitter kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, transmeton KultPlus.

Një përkthyes si dhe një kolumnist për gazetën e përditshme spanjolle El Pais, Marias mori një sërë çmimesh për punën e tij. Vitin e kaluar, ai u zgjodh në Shoqërinë Mbretërore Britanike të Letërsisë si Shkrimtar Ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *