Ka vdekur në moshën 98 vjeçare stilisti francez i modës, Pierre Cardin.
Familja e tij njoftoi të martën se Cardin ka vdekur në një spital pranë Parisit.
“Është një ditë e trishtimit të madh për të gjithë familjen tonë. Ne të gjithë jemi krenarë për ambicien e tij këmbëngulëse dhe guximin që ai ka treguar gjatë gjithë jetës së tij”, thuhet në deklaratën e familjes.
Cardin është vlerësuar për revolucionarizimin e modës me modelet e tij futuriste në vitet 1950 dhe ‘60.
Ai gjithashtu ka qenë ndër të parët në biznes, që ka licencuar emrin e tij për t’u përdorur në një gamë produktesh, të tilla si syzet e diellit.