Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk janë dakorduar ende rreth idesë për krijimin e një “pasaporte të vaksinimit” përmes së cilët qytetarët do të mund të udhëtonin në të ardhmen përkundër masave kundër Covid-19.

Ditë më parë, Greqia dhe Izraeli u pajtuan që turizmi mes këtyre dy vendeve në muajt e ardhshëm të rinisë për qytetarët e vaksinuar kundër koronavirusit të cilët posedojnë certifikatën e vaksinimit.

Diskutimet brenda bllokut 27 anëtarësh janë duke u zhvilluar për rregullat e përbashkëta mbi të dhënat e pacientëve dhe njohjen e certifikatave të vaksinave, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Spanja e cila është shumë e interesuar për të pasur turistë ende nuk ka lëshuar një “pasaportë të vaksinimit”. Ministrja e Jashtme, Arancha Gonzalez Laya e ka vlerësuar një ide të tillë si “një element shumë të rëndësishëm për të garantuar një kthim të sigurt të lëvizjes”. Edhe Italia beson se një dokument i tillë mund të hapë rrugën e kthimit në aktivitete normale.

Franca është shprehur skeptike.

“Nuk kanë të gjithë qasje në vaksina. Pastaj, ne nuk e dimë nëse ato parandalojnë transmetimin”, tha ministri i Shëndetësisë Olivier Veran në janar. Gjermania është gjithashtu kundër që një pakicë e njerëzve të vaksinuar të gëzojnë privilegje të cilat u ndalohen të tjerëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *