Dita e fundit e samitit të vendeve të G7 pritet të rezultoj me një marrëveshje që do të parashoh masa të rrepta ndaj termocentraleve me qymyr që nuk kanë teknologji për të kontrolluar emitimin e karbonit.

Samiti po mbahet në Cornwall të Mbretërisë së Bashkuar dhe marrëveshja pritet të arrihet pas paralajmërimeve nga historiani i natyrës Sir David Attenborough për shpejtësinë me të cilën po dëmtohet planeti tokë.

Lajmi për marrëveshjen u dha nga Shtëpia e Bardhë, ku u bë e ditur se liderët pjesëmarrës në samit u pajtuan për herë të parë të angazhohen për mbajtjen e ngritjes së temperaturës globale në 1.5 celsius.

Marrëveshja do të parashoh implementimin urgjent të disa politikave, ku ndër më e rëndësishmja do të jetë moslejimi i djegjes së qymyrit nga termocentralet në rast se nuk ekzistojnë pajisjet teknologjike për ta kapur emitimin e karbonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *