Një miliardë doza të vaksinës kundër Covid-19 planifikohen të shpërndahen për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, është paralajmëruar në samitin e G7-tës.

Liderët e vendeve të G7-tës kanë filluar samitin që po mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se vendet e G-7-ës që do të takohen të premten, do të njoftojnë për një plan për të dhuruar një miliardë doza vaksinash për COVID-19 në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, transmeto VOA.

Ditë më parë, Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se SHBA do të dhurojnë 500 milionë doza të vaksinës Pfizer për iniciativën COVAX.

“Shtetet e Bashkuara do të blejnë 500 milionë doza vaksinash Pfizer për COVID-19 për t’ua dhuruar gati 100 vendeve që kanë nevojë urgjente për të luftuar kundër kësaj pandemie”, tha presidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *