Vendimi i Presidentes Vjosa Osmani për të shkakruar kryetaren e KQZ-së Valdete Daka, pritet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në fillim të javës, Osmani morri vendimin për të larguar nga detyra Dakën, vendim ky që nxiti reagime të ndryshme nga partitë politike dhe shoqëria civile.

Tani, kreu i PDK-së Enver Hoxhaj ka thënë se janë siguruar votat e nevojshme për të dërguar vendimin në Kushtetuese.

“Për të mbrojtur rendin kushtetues, institucionet demokratike e profesionale, si dhe të parandalojmë secilin akt të tillë në të ardhmen, Partia Demokratike e sheh të domosdoshëm dhe të pashmangshëm opinionin e Gjykatës Kushtetuese, për çka i kemi mbledhur edhe nënshkrimet”, ka shkruar Hoxhaj.

Në vendimin e saj për shkarkimin e Dakës, presidentja Osmani ka thënë se “kryesuesja e KQZ-së, në shumë raste, nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur ndaj polarizimeve politike dhe që vendimmarrja e saj të drejtohet nga interesi i përgjithshëm publik, e që për rrjedhojë ka cenuar integritetin dhe besimin e qytetarëve ndaj KQZ-së”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *