Pas vendimit të Gjykatës Supreme që Albin Kurti të mos lejohet të garoj në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj.
Sipas kreut të AAK-së, një vendim i tillë nuk është i dobishëm për demokracinë në vend.
“Duke mos dashtë asnjëherë me dalë kundër vendimit të gjyqësorit, por ndalimi i kandidimit për liderin kryesor të opozitës, Albin Kurtin, nuk i ndihmon demokracisë sonë”, ka thënë Haradinaj për Klan Kosova.
Gjithashtu, Haradinaj e ka vlerësuar si “gjymë të mirë” vendimin e Supremes për faktin se kandidati i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, do të lejohet të jetë në listën për zgjedhjet.