Me vendim të Qeverisë së Kosovës janë ndryshuar masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Ndryshe nga më herët, liria e qarkullimit do të jetë deri në mesnatë, derisa aktivitetet e gastronomisë do të lejohen deri në ora 23:00.

Ndërsa, vazhdon të jetë e ndaluar veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore,  në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Rreth këtij vendimi do të protestojnë gastronomët, duke nisur me protestën e thirrur për ditën e dielë.

“Nesër, e dielë, ora 21:30, ftoj të gjithë gastronomët që të dalim para Qeverisë, duke i marrë automjetet tuaja për të protestuar kundër masave të reja, me sirena”, ka shkruar në Facebook, Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi.

Shoqata e Gastronomëve ka shprehur paknaqësinë për ndryshimet në lidhje me orarin e funksionimit të bizneseve të gastronomisë, duke kërkuar mundësimin e punës “me kapacitete të plota” përderisa për të hyrë në lokale kërkohet dëshmia e vaksinimit.  

“Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë,” thuhet ndër të tjera në reagimin e shoqatës, transmeton Koha.net.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *