Komisioni i Venecias ka dhënë opinionin në pyetjet rreth kompetencave të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri për shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore.

Pyetjet ishin dërguar gjatë muajit qershor, derisa në përgjigjen e pyetjes së parë është dhënë mendimi kryesor rreth qështjes.

Siç transmeton VOA, ekspertët e Venecias pas një analize të gjatë juridike arrijnë në përfundimin se “kompetenca e Gjykatës Kushtetuese nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore. Kjo nuk e pengon Gjykatën Kushtetuese të ushtrojë kontrollin e saj mbi legjislacionin zgjedhor”.

Pas këtij konstatimi, përgjigjet e dy pyetjeve të tjera, që në fakt ishin në mbështetje të së parës, nuk kanë më ndonjë peshë, edhe sepse në përmbajtje kërkojnë përgjigje për çështje të cilat janë prekur në Opinionin e mëparshëm të Komisionit të Venecias, ndonëse mënyra si janë shtruar ngjan me tepër sikur kërkojnë një përgjigje në aspektin e doktrinës dhe jo kontekstit konkret.

Komisioni pritet të miratojë nesër Opinionin përfundimtar. Historikisht vlerësimet e tij janë marrë parasysh nga instiucionet shqiptare, dhe me gjasë, edhe kapitulli i debateve për zgjedhjet e 30 qershorit mund të konsiderohet tanimë i mbyllur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *