Kryetari i partisë opozitare PDK, Kadri Veseli, e ka cilësuar si diçka jo të re vendimin e Kryeministrit Albin Kurti që përkohësisht të largoj taksën për prodhimet që futen në vend nga Serbia.

“Asgjë e re nga Albini! Të paktën, ta respektonte të drejtën e autorit. Sepse, vendimi i tij për taksën dhe reciprocitetin qenka huazuar nga ideja e propozimit tim të janarit të vitit 2019, të cilin, si çdo gjë tjetër, ai e pat refuzuar.” ka shkruar Veseli në Facebook.

Në postimin e tij Veseli ka vazhduar duke kujtuar kohën kur Kurti ishte në opozitë, derisa në fund nuk është kursyer ta cilësoj atë si “i padijshëm, edhe i dobët, edhe mashtrues”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *