Qytetarët serb në veri të Kosovës po vazhdojnë të protestojnë për të dhjetën ditë, pas vendosjes së reciprocitetit për targat e automjeteve që futen nga Serbia.

Gjatë mëngjesit të së mërkurës janë vërejtur edhe barrikada të reja në rrugën që çon drejt pikës kufitare në Bërnjak.

Siç transmeton Klan Kosova, tre kamionë të tjerë me zhavor janë vendosur përtej urës mbi Liqenin e Ujmanit duke e vështirësuar qarkullimin në këtë pjesë.

Derisa njësitë speciale të policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë në afërsi të dy pikave kufitare në Veri, këto ditë është shtuar edhe prezenca e pjesëtarëve të KFOR-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *