Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për realizimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti.

Përmes një konference për media, nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci dhe Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi kanë ftuar grupet paralamentare dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës ta mbështesin këtë mocion.

“Përveç se ilegale dhe ilegjitime, kjo qeveri është e treguar e paaftë për të qeverisur, për të menaxhuar me efektet dhe rrezikun e pandemisë mbi ekonominë dhe jetën e qytetarëve duke treguar vetëm gatishmërinë për ta rikapur shtetin dhe për t’iu nënshtruar Serbisë, andaj ajo duhet të shkojë sa më parë, në mënyrë që vendi ta ketë një qeveri çfarë ka nevojë dhe e meriton, thanë Nagavci e Selimi në këtë konferencë”, është thënë gjatë kësaj konference.

Nagavci dhe Selimi kanë shpjeguar se teksti i mocionit është ende draft dhe mund të ndryshohet në varësi të bashkëpunimit me ata që e mbështesin këtë mocion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *