Është vetëvrarë aktivistja egjiptiane për të drejtat e komunitetit LGBTQ, Sarah Hegazi.
Në vitin 2017, gjatë një koncerti në Egjipt, ajo ishte arrestuar dhe torturuar vetëm pse ngriti në ajër një flamur ne ngjyrat e komunitetit LGBTQ.
“Familjarëve të mi – u mundova të gjej shpëtim dhe dështova, më falni. Miqve të mi – rrugëtimi ishte i vështirë dhe unë jam shumë e dobët për t’i rezistuar, më falni. Botës – ishe shumë mizore, por unë fal”, ka shkruar Sarah në letrën e saj të fundit.
Kur ishte dërguar në burg, në Egjipt, ajo ishte torturuar me elektroshok, ishte detyruar të lëshoj vendin e punës dhe të largohet nga shteti, derisa emigroi në Kanada.
Kur ishte liruar nga burgu, ajo vuante nga çrregullime të stresit post-traumatik.
“Burgu më vrau,” kishte thënë ajo. “Më shkatërroi.”
Ajo kishte treguar se ka provuar vetëvrasjen njëherë. Gjatë një interviste për NPR, ajo kishte thënë se do ta provoj prapë.