Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale i mbajtur të dielën në Kosovë është vlerësuar me notë pozitive nga vëzhguesit e Bashkimit Evropian.
Të dhënat e prezantuara të martën, mbledhur nga 269 vëzhgues të BE-së, e kanë vlerësuar mirë procesin e votimit në balotazh.
“Vëzhguesit e BE-së vlerësuan votimin dhe numërimin në mënyrë pozitive, votimi u vlerësua si ‘shumë i mirë’ ose ‘i mirë’ në 99.2 përqind të vendvotimeve të vizituara në të 21 komunat dhe numërimi u vlerësua si ‘i mirë’ apo ‘shumë i mirë’ në të gjitha vendvotimet e vizituara edhe pse ka pasur ca vështirësi në përputhshmërinë e fletëvotimeve në 1/3 e vendvotimeve të vëzhguara,” ka thënë shefi i këtij misioni, Lukas Mandl.
Siç transmeton Koha.net, Mandl deklaroi se partitë politike dhe kandidatët kanë filluar fushatën zgjedhore shumë kohë para periudhës zyrtare prej pesë ditësh.