Victoria Beckham ka pranuar se arsyeja pse ajo dukej gjithmonë kaq e ashpër dhe e pabuzëqeshur në foto është sepse ajo ishte e pasigurt për lëkurën e saj.
Stilistja 50-vjeçare ka qenë prej kohësh e hapur për pasiguritë e saj me lëkurën e saj “problematike”, pasi ka vuajtur nga aknet dhe probleme të tjera të lëkurës që kur ishte adoleshente.
Në një intervistë, Victoria pranoi se ndihej “aq e pakëndshme” duke bërë foto, pasi nuk ndihej e lumtur brenda për të “plasur” një buzëqeshje për kamerat.
Victoria zbuloi se si ajo kërkoi këshilla nga ekspertët për kujdesin e lëkurës së saj, ndërsa ndiqte një rutinë strikte të përditshme për të siguruar që lëkura e saj të qëndronte e pastër.
Edhe pse dukej se ndihej e sigurt për pamjen e saj, ajo thotë: “Ndoshta dukesha e ashpër në shumë foto, por thellë brenda vetes isha shumë e pakëndshme”.
Nuk ishte vetëm mungesa e buzëqeshjes pasojë e problemeve të lëkurës, por edhe dieta e rreptë.
Victoria ka ndjekur një dietë shumë të rreptë prej vitesh, me bashkëshortin e saj David Beckham më parë duke treguar se ajo ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë për 25 vjet, peshk të pjekur në skarë dhe perime në avull.(abcnews.al)