Gjatë vitit 2021 është shënuar rekord në numrin e gazetarëve të arrestuar dhe të burgosur në gjithë botën.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka paralajmëruar se në të dhënat e mbledhura për këtë vit janë Kina dhe Bjellorusia dy vendet që renditen më së keqi në trajtimin e gazetarëve.   

Sipas regjistrimit vjetor të burgjeve të kësaj organizate me seli në Nju Jork, të lëshuar të enjten, 293 gazetarë u burgosën për punën e tyre gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, transmeton Syri.net.

Kjo shifër kalon numrin 280 që ishte në vitin 2020.

Raporti gjithashtu theksoi se 24 gazetarë u vranë për shkak të mbulimit të tyre dhe 18 të tjerë vdiqën në “rrethana shumë të errëta për të përcaktuar nëse ata ishin objektiva specifikë”.

Për të tretin vit me radhë, Kina është shteti me më së shumti gazetarë të arrestuar, shtet në të cilin janë të burgosur 50 gazetarë. Në vendin e dytë është Mianmari për shkak të shtypjes së mediave që pasoi puçin ushtarak të shkurtit. Egjipti, Vietnami dhe Bjellorusia gjenden në pesë shtetet me më shumti gazetarë prapa grilave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *