Arben Vitia ka dhënë dorëheqje sot nga posti i Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës.
“Unë sot po e përmbyll angazhimin tim në këtë detyrë që më pati ngarkuar kryeministri Kurti ndaj të cilit do jem mirënjohës”, ka thënë Vitia në njoftimin për dorëheqjen e tij.
Ministri i deritanishëm i shëndetësisë tani e tutje do të angazhohet në fushatën për të parin e Prishtinës si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Jam thellë i prekur nga solidariteti dhe përpjekja për të ndjekur udhëzimet nga qytetarë që treguan mirëkuptim dhe kulturë duke mbrojtur shëndetin publik”, tha të premten Vitia, transmeton Koha.net.
Detyra e drejtimit të Minisrisë së Shëndetësisë i është kaluar zv.ministres Dafina Gexha.