Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar se kontigjenti i radhës i vaksinave kundër koronavirusit do të arrij në Kosovë në fund të këtij muaji ose në fillim të majit.

“Njoftimet nga COVAX se kontigjenti i dytë i vaksinave përmes kësaj skeme mund të arrijnë në Kosovë në fund të këtij muaji, ose në fillim të muajit që vjen dhe kjo do të krijonte më shumë mundësi për zgjerim të vaksinimit”, ka njoftuar Vitia, transmeton Express.

Ministri ka bërë të ditur se personat që janë vaksinuar me dozën e parë të AstraZeneca, do të vaksinohen me dozën e dytë gjatë muajit qershor. Gjithashtu, ai tha se deri tani nuk është regjistruar asnjë rast me efekte anësore pas vaksinimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *