Gjatë vititi 2019 mbi pesë mijë qytetarë kanë hequr dorë nga nënshtetësia kosovare.

“Gjate periudhës janar-dhjetor 2019, në Divizionin e Shtetësisë janë marrë 5461 vendime për lirim nga shtetësia. Prej tyre 5394 janë vendime pozitive, 67 vendime negative. Nënshtetësitë që marrin më së shumti qytetarët e Kosovës, janë nënshtetësia gjermane, austriake, sllovene e të tjera”, thuhet në të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, transmeton Insajderi.

Sipas të dhënave, mesatarisht në vit nga nënshtetësia e Kosovës janë liruar më shumë se 5,000 mijë qytetarë. Trendi i lirimit nga nënshtetësia ka shënuar ngritje nga viti 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *