Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka njoftuar se nga java e parë e muajit maj vendi i tij do të relaksoj masat e izolimit kundër koronavirusit.

Deri më tani, Italia ka 26,644 të vdekur nga pandemia, derisa të prekur janë 197,675 persona.

Siç transmeton BBC, nga 4 maji njerëzit në Itali do të lejohen t’u bëjnë vizita familjarëve në grupe të vogla dhe duke mbajtur maska mbrojtëse.

Do të rihapen edhe parqet, fabrikat dhe vendet e ndërtimtarisë. Por, shkollat nuk do të rihapen deri në muajin shtator.

Gjithashtu, njerëzit do të lejohen të shëtisin por vetëm brenda regjioneve të tyre. Funeralet do të mbahen por vetëm në praninë e 15 personave. Kafenetë dhe restaurantet do të mund të ofrojnë ushqim dhe pije për konsumatorët t’i marrin me vete.

Nga data 1 qershor do të lejohet hapja e salloneve të bukurisë dhe berbertoreve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *