Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, nuk pret të ketë ndonjë zhvillim vendimtar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë para se të mbahen zgjedhjet në Serbi.

Zgjedhjet e përgjithshme në Serbi do të mbahen më 3 prill të vitit të ardhshëm.

“Besoj se do të ketë një paketë në fund të procesit, por kjo varet nga njerëzit këtu [në Beograd] dhe në Prishtinë. Nuk pres të ndodh ndonjë gjë para 3 prillit, për shkak të zgjedhjeve [në Serbi],” ka thënë Von Cramon gjatë një interviste për Blic.

Rreth zgjedhjeve në Serbi, ajo tha se shpreson që të mos ndodh bojkoti i opozitës siç ndodhi herën e fundit.

Gjatë kësaj interviste, Von Cramon ka folur edhe për varësinë që vendet e Evropës po krijojnë nga gazi rus, duke thënë se kjo do të jetë problem “jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për Evropën”.

Pas vizitës së saj në Serbi, Von Cramon ka thënë se duhet të ketë hapsirë të sigurt për të gjithë zërat kritikues në Serbi, qoftë për zërat nga opozita, media apo organizatat joqeveritare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *